Musliu e përmbledh ministren serbe n’midis Beogradit! I bën me gisht e i thotë “mbylle gojën, jeni shtet diktatorial”

Aktuale

Musliu e përmbledh ministren serbe n’midis Beogradit! I bën me gisht e i thotë “mbylle gojën, jeni shtet diktatorial”

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 23:28
Ana Brnabic Jonuz Musliu

Jonuz  Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit kryetar i Kuvendit të Bujanocit  i ka bërtitur me zë te lartë duke i bërë  me gisht ministres serbe Ana Brnabic për shkak diskriminimit te shqiptarëve në Luginën e Preshevës i cili i ka thënë se “jeni një shtet diktatorial”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ky incident ka ndodhur dje në Beograd në seancën e Këshillave Kombëtare me ministren e Pakicave në Serbi Ana Brnabic.  Kjo agjenci ka mësuar se ish-drejtori politik i SHP te UCPMB-së z.Musliu i ka bërë me gisht ministres serbe duke i thënë  “mbylle gojën, ju jeni shtet diktatorial”!.

Lidhur me incidentin ne fjalë z.Mulsiu ka pranuar se ka pasur fërkime me ministren serbe. “Fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë të shqiptareve ne Luginë, pasi vendbanimet shqiptare ne Serbi sot janë rajonet me te pazhvilluara dhe me te diskriminuara ne Evropë. Situata ne Luginë  sot mbahet ne eter nga Serbia, as ne lufte e as ne paqe, sikur para 1999 ne Kosovë. Dhe ky status quo për ne është i papranueshëm. Nëse situata del jashtë kontrollit Serbia është përgjegjëse, për këtë kemi njoftuar edhe komuniteti ndërkombëtar.

Ndryshe, dje kryetari i shumicës së Këshillit Kombëtar nuk votojnë për rendin e ditës të propozuar dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve Kombëtar të Minoriteteve Sulejman Ugljanin ka kërkuar që agjenda e seancës, e cila u ndoq nga 26 prej 28 anëtarëve të këshillit, të marrë poshtë tre pikë.

Ata iu referuan një raporti në planin e veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave nacionale dhe fushat prioritare Propozimi për financim për vitin 2017 nga Fondi i Buxhetit për pakica kombëtare.

Kurse Ministrja serbe Brnabic theksoi se këto janë tre çështjet kryesore kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi dhe sipas saj “nuk e kuptoj pse këshillat kombëtare të nuk duan të diskutojnë edhe agjendën e temave ju është dorëzuar atyre një javë më parë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat