Bahtiri: Situata në Mitrovicë pak e tendosur, por muri do të hiqet

Aktuale

Bahtiri: Situata në Mitrovicë pak e tendosur, por muri do të hiqet

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 23:45
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në “Interaktiv”  ka folur rreth situatës së përgjithshme në Mitrovicë dhe për ndërtimit të murit nga ana e serbëve veriorë të këtij qyteti.

“Situata është pak e tendosur pas provokimit me murin në veri. Por në përgjithësi situata ka ndryshuar, prej 9863 incidenteve i kemi vetëm 7 dhe asnjëra me vepër penale. Është dashur të punohet shumë me BE-në dhe Qeverinë e Kosovës për këtë gjendje”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur idenë se do të bëhet ai mur.

“Të betohem se nuk e kemi ditë fare për këtë. As nuk e kemi negociuar e as nuk e kemi dëgjuar. Projekti i BE-së nuk është prekur fare, ai është projekt krejt tjetër. Shtune diele kanë punuar dhe të hënën e kemi parë në mëngjes murin. I kam njoftuar të gjithë, Qeverinë, ambasadorët dhe BE-në. Ne duhet si qytetarë duhet të kemi durim, po merren institucionet më të larta të Kosovës për ta rrënuar atë, jam shumë i bindur se ai muri nuk do të jetë atje”, ka shtuar Bahtiri, që për më shumë se njëherë i ka lutur qytetarët e gjithë Kosovës të kenë durim.

Kur ka folur për kufirin mes dy Mitrovicave, për të cilin ka thënë se s’ka teori të ndryshojë pasi është i caktuar me planin e Ahtisaarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat