Ymeri: Me kodin telefonik, Kosova bëhet pjesë e Serbisë në fushën e telekomunikacionit

Aktuale

Ymeri: Me kodin telefonik, Kosova bëhet pjesë e Serbisë në fushën e telekomunikacionit

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 13:38
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë sot se me kodin 383 Kosova bëhet pjesë e Serbisë në fushën e telekomunikacionit.

Deklarata e Ymerit:

ITU i ndau për përdorim kodin +383 “rajonin gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, siç thuhet në letrën që Sekretari Gjeneral i ITU-së i dërgoi ministrit serb të sektorit, si përgjigje në letrën e këtij të fundit të datës 2 dhjetor dërguar ITU-së;

· ITU zotohet se këtij rajoni gjeografik, pra “Krahines Atonome te Kosoves e Metohise”, do t’i referohet si “Kosovo” dhe në secilin rast kur në anekset teknike përdoret ky emertim, ai do të jetë i përcjellë me fusnotën e njohur tashmë;

Çmimi per Kosovën: Sovraniteti, sepse

· “Telekom Srbija” do të zgjerohet në Kosovë;

· Thirrjet nga Kosova në Serbi do të trajtohen si thirrje të brendshme pa pasur nevojë për përdorimin e prefiksit +383.

· Këtij telekomi i falet një pjesë e infrastrukturës së telefonisë, duke vepruar kështu në përputhje me pretendimet e Serbisë se prona publike e shoqërore në Kosovë është e saj. Ky është precedent i rrezikshëm në raport me energjetikën, Trepçën, Brezovicën, fondin e privatizimit, etj.

· Komanisë së telekomit të Serbisë i falen 1 miliard e 202 milionë borxhe të akumuluara gjatë viteve të pasluftës së ndërhyrjes ilegale brenda sistemit të telekomunikimit dhe mospagesës së detyrimeve karshi PTK-së e Buxhetit të Republikës së Kosovës.

· Kompania amnestohet nga krimet e bëra në Kosovë në periudhën 1990-1999.

Ky është bilanc jashtëzakonisht negativ. Prandaj nuk duhet pranuar.

Ende nuk ka përfunduar.

ARKEP në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën të nënshtrohet politikisht e ta jap liçencën për “Telekom Srbija”. Këta janë Autoritet i pavarur dhe kanë përgjegjësi ta ndalin këtë pushtim të Serbisë në fushën e telekomunikacionit.

PTK në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën t’ia jap pronën e telekomunikimit Kompanisë publike të Serbisë. PTK është ndërmarrje në pronësi të publikut në Kosovë dhe duhet t’i jap llogari qytetarëve e jo pushtetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat