Shala: Ja si i humbi Shpend Ahmeti 10 milionë euro “para të thata”

Aktuale

Shala: Ja si i humbi Shpend Ahmeti 10 milionë euro “para të thata”

Nga: Bota sot Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Flamur Shala

Asamblisti i LDK-së Flamur Shala ka hedhë kritika ndaj kryetari të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin thotë se Prishtinës ia humbi rreth 10 milionë euro.

Ja postimi i plotë i tij:

Shpend Ahmeti ia humbi Prishtinës në vitin 2014 rreth 6 milionë euro, pare të thata. Në vitin 2015 rreth 9 milionë euro pare projektesh që i kishte planifikuar vetë. Në vitin 2016 po duket të jenë të humbura nja 10 milionë.

Nga afërsisht 280 milionë buxhet, i aprovuar nga Kuvendi i Prishtinës, për katër vjet qeverisjeje, dihet me ato 25 milionë krejtësisht të humbura, si dhe me humbje të donacioneve, njëpasnjë deri te DMOS-I, le t’i numërojmë “të arriturat”: Pa asnjë shkollë të ndërtuar, pa asnjë park të gjelbëruar, pa asnjë projekt capital të përfunduar.

Po, gati i harrova shtyllat metalike (kunxhat) dhe kiflet që po i çojnë nëpër lagje, e shumë pak sish po hahen në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat