Haradinaj flet për takimin sekret me Mustafën dhe me diplomaten e BE-së

Aktuale

Haradinaj flet për takimin sekret me Mustafën dhe me diplomaten e BE-së

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:05
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për diskutimet që ai ka bërë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, dhe me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Ballkan.

Haradinaj ka thënë se ai së pari është takuar më diplomaten e BE’së, pastaj ndaras edhe me kryeministrin Mustafa.

Ai ka shtuar se nëse kufiri kthehet në pikat që, siç thotë Haradinaj, janë në Çakorr dhe në Kullën e Zhglepit, kësaj do t’i gëzoheshin edhe Qeveria, sepse do të kishim një çështje më pak për të diskutuar.

Kreu i AAK’së ka treguar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim as gjatë bisedimeve me këto palë, dhe një marrëveshje ndërmjet pozitës e opozitës do të arrihet vetëm nëse shënimi i kufirit me Malin e Zi bëhet sipas mënyrës që kjo parti beson se është i saktë.

Haradinaj në “Komiteti Qendror” ka treguar se edhe gjatë bisedimeve me ndërkombëtarët, atyre iu është bërë e ditur se aprovimi i Demarkacionit nuk ka zgjidhje tjetër, përveç nëse rishikohet marrëveshja me Malin e Zi, dhe kufiri kthehet aty ku AAK’ja thotë se ka qenë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat