Cila është zgjidhja e re për demarkacionin që zhbllokon vizat? Tregon Haradinaj

Aktuale

Cila është zgjidhja e re për demarkacionin që zhbllokon vizat? Tregon Haradinaj

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:05
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mosratifikimi i së cilës ka kushtëzuar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se AAK’ja është e gatshme për të votuar Demarkacionin në Kuvend, vetëm nëse marrëveshja me Malin e Zi rishikohet dhe korrigjohet, siç kjo parti kërkon.

Haradinaj ka shtuar se nëse Qeveria sjell marrëveshjen e Demarkacionit me kthimin e kufirit në pikat që, kjo parti beson se duhet të jetë, atëherë AAK’ja do të ishin shumë të kënaqur me ratifikimin e Demarkacionit.

Kreu i AAK’së fajin për mosarritjen e liberalizimit të vizave ia ka hedhur krejtësisht Qeverisë, sepse sipas tij, ata nuk kanë arritur t’i kryejnë detyrat e tyre.

Ai ka shtuar se opozita ka vetëm një të tretën e votave në Kuvend dhe Qeveria ka dështuar të kalojë Demarkacionin sepse edhe një pjesë e deputetëve të saj kanë qenë të bindur se marrëveshja ishte e gabuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat