Berisha i AAK-së: Nga sot kemi bashkë me Serbinë kodin dhe Telekomin

Aktuale

Berisha i AAK-së: Nga sot kemi bashkë me Serbinë kodin dhe Telekomin

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 13:11
Anton Berisha

Ish-kreu i ART-së, Anton Berisha thotë se kodi telefonik i alokuar me marrëveshje me Serbinë, i lëshuar që sot, është i definuar vetëm si kod gjeografik, pa prejudikimin e statusit të shtetit të Kosovës.

Tash zyrtari i AAK-së, Berisha, thotë se pjesa e tjetër e marrëveshjes që hyri sot në fuqi, është edhe licencimi i 'Telekom Srbija' në territorin e Kosovës. 

Ky është reagimi i plotë i Anton Berishës: 

Telekomi i Serbisë nga sot në Kosove legalisht; e kodi telefonik bashkë me Serbinë - ISA MASHTRUESI!

Kryeministri, duke glorifikuar alokimin e kodit, e duke folur paushall per perfitimet milioneshe edhe njehere tregon se eshte kryeministri me i padinjitet ne Evrope. Mashtrues ordiner, i papergjegjshem ndaj vendit te vet dhe totalisht i varur nga dosjet personale e nga Serbia.
Kodi i alokuar ne marreveshje me Serbine (shih ne letren shtese) eshte definuar si kod gjeografik pa prejudikimin e statusit te Kosoves.
Heshtja e pjeses tjeter te marreveshjes , qe hyn ne fuqi sot, eshte licensa dhene Telekom Srbija, nje veprim i papresedence ne asnje shtet europian.
Kjo dite paraqet vetem forcimin e Serbise ne Kosove!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat