O’ Connell: Muri është çështje e javës

Aktuale

O’ Connell: Muri është çështje e javës

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 12:07
Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell ka vazhduar bashkëbisedimin me përcjellës të vet në Facebook duke u përgjigjur në interesimet e tyre.

Në pyetjen e një të interesuari lidhur me murin e ngritur në Mitrovicë, ai ka thënë se “Muri është çështje e javës”.

“Muri eshte ceshtja e javes. E kuptoj qe eshte nje ceshtje shume e ndjeshme. BE ka punuar me te dyja palet me vite te tera per te siguruar lirine e levizjes. Nuk mendoj qe ndertimi i nje muri ndihmon. Por gjithashtu mendoj se integrimi i Kosoves varet nga shume faktore te tjere se sa a eshte ndertuar nje mur apo jo”, ishte përgjigjja e ambasadorit britanik O’Conell./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat