Ja çfarë bënte kandidati i Nismës pas Hashim Thaçit

Aktuale

Ja çfarë bënte kandidati i Nismës pas Hashim Thaçit

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:40
Hashim Thaçi e Isa Xhemajlaj

Kolegu i Isa Xhemajlajt, Nazmi Thaqi, i cili i thotë edhe dajë atij, në llogarinë e vet në Facebook ka rrëfyer edhe një ngjarje të Xhemajlaj me fotografinë e Thaçi gjatë shërbimit të tij në FSK, me të cilën thotë se i kishte bërë të qeshnin të gjithë.

Thaqi tregon se pas “alarmit të rrezikshmërisë” i gjithë stafi ishin të trajnuar që në “gjendjen e jashtëzakonshme” të krijuar, për t’i parë aftësitë e secilit pjesëtar, duhej t’i mblidhnin shpejt e shpejt dokumentet dhe gjësendet me vlerë të rëndësishme për shtetin dhe të dilnin jashtë nga objekti për t’i shpëtuar.

Në atë ditë “kritike” të vitit 2012, sipas Thaqit, Isa Xhemajlaj kishte dalë jashtë objektit i pari, bashkë me një fotografi të Hashim Thaçit si material me vlerë.

Kur e kanë parë ashtu, sipas Thaqit, të gjithë kishin filluat të qeshnim me zë.

Ja postimi i plotë i Nazmi Thaqit:

Padi nga i padituri!

Ky kolegu im i punës ku punojmë bashk në Ministrinë e FSK-së, pra Isa Xhemajlaj tash Isa kandidat për kryetar të Drenasit nga NISMA për Kosovën, i cili thot së koka bërë gati me padinë e tij ndaj Presidentit z. Hashim Thaçi !.

Nese ka harruar Isa Xhemajlaj dua tja kujtoj një ngjarje apo storje të cilën vetë Isa Xhemajlaj e patë bërë gjatë punës në Ministri të FSK-së?.

Isa na patë bërë të qeshnim më lot gjatë një dite pune ku si rregull në MFSK për të gjithë stafin ushtarak dhe civil ishte që kur të bije kambana apo “alarmi i rrezikshmeris” i gjithë stafi ishim të trajnuar që: ne atë gjendje të jashtëzakonshme të krijuar duhet që të shifen aftësit e se cilit pjesëtar apo zyrtar dhe të mbledh shpejt e shpejt dokumentet dhe gjesëndet më vler të rëndësishme për shtetin dhe të dalë jashtë nga objekti apo zyret në mënyr që ti shpeton ato dokumente dhe materiale me vler, dhe në atë ditë “kritike” nuk më kujtohet dita e sakt por kujtoj që ishte viti 2012 ku Isa Xhemajlaj kishte dalur jashte objektit i pari dhe Ne të tjerët të gjithë si staf dolem por për dallim nga Isa Ne në duar mbanim dokumente dhe materiale me “vler” por Isa kishte kapur në duar dhe mbante fotegrafine e z. Hashim Thaçi !, dhe Ne kur e pamë filluam të qeshnim me zë kur Isa nau drejtua dhe tha, citoj:

“o burra qa keni qe po keshni a nuk ka vler ky njeri i cili për tri here radhazi ma ka rrite rrogën kush tjetër e ka bëre përveq këtij njeriu dhe sa t’jam gjallë do e ruaj dhe mbroj Hashim Thaçin”.

E sot daja Isa Xhemajlaj po ja pergadit padinë Hashes, hahaha vallain përnjeme po me shtin me çesh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat