Prag lufte? Ja plani i NATO-s për të ndërhyrë në Ballkan

Aktuale

Prag lufte? Ja plani i NATO-s për të ndërhyrë në Ballkan

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 07:19
Ilustrim

NATO  është e gatshme të ndërhyjë në mënyrë operative kur kjo të jetë e nevojshme në mënyrë që të parandaloj konfliktin ndëretnik dhe të promovoj sigurinë dhe stabilitetin.

Kështu thekson dokumenti sekret i NATO-s i cili analizon situatën në Ballkanin perëndimor dhe i cili është miratuar nga Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Aleancës, shkruan e përditshmja kroate “Veccernji list”, burimet e së cilës duke ju referuar selisë së NATO-s në Bruksel shtojnë se në dokument përshkruhen në detaje dy lloj kërcënime me të cilat ballafaqohen shtetet në Evropën juglindore: sjelljen destabilizuese të Rusisë dhe ekstremizmin dhe radikalizmin në rritje në rritje si dhe pasojat e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Në dokument theksohet se janë rreth 260 ushtarë të huaj të cilët nga Bosnje Hercegovina kanë shkuar  për të luftuar në krah të organizatave terroriste ISIL dhe Al-Kaeda në Irak dhe Siri.

Radikalizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj nga fronti, detektohen si shkak i rëndësishëm për tu shqetësuar NATO, në pjesën kur dokumenti flet për Bosnje Hercegovinën por theksohet se problem nuk është vetëm Bosnje Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor, por që shtetet e rajonit së bashku me pjesën tjetër të Evropës po ballafaqohen  me ekstremizmin në rritje, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarë të huaj.

Kur është fjala për shqetësimin e dytë të shteteve anëtare të NATO-s mbi situatën në Ballkanin perëndimor, në këtë dokument sekret theksohet se veprimi i Rusisë më së shpeshti është i drejtuar ndaj popullsisë serbe në rajon. Ndër serbë, mesazhet ruse kanë jehonë më të madhe dhe NATO identifikon “rritjen e aktivitetit rus në Ballkanin perëndimor, i cili përfshinë edhe sjelljen destabilizuese.

“Fjala është për mesazhet e përziera politike, ndërtimin e lidhjeve me elitën, investimet në energjetikë dhe media,” thekson dokumenti duke konstatuar: “Rusia ofron mbështetje politike dhe ekonomike për etninë serbe në Bosnje Hercegovinë në mënyrë që të nxis pengesën e rrugës euroatlantike të Bosnjës,”  ku në këtë kontekst veçon Presidentin i Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Në konkluzionet e dokumentit theksohet se NATO i jep mbështetje të plotë rrugës euroatlantike të Maqedonisë  dhe Bosnjës dhe mbështetë fuqishëm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Këtë dialog të cilin Beogradi dhe Prishtina e zhvillojë me ndihmën e Bashkimit Evropian, ka kontribut pozitiv për stabilitetin në rajon, përfundon NATO duke shtuar se normalizimi i  marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës është i lidhur me stabilitetin e gjithë rajonit.

Në pjesën e dokumentit ku flitet për Serbinë, theksohet se mbështetja e serbëve për këtë Aleancë është shumë e ulët, gjë që është pasojë e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë nga fundi i sundimit të Sllobodan Millosheviçit. Por, NATO thekson se duhet nxitur bashkëpunimin si kurrë më parë më Serbinë.

Vizita e para pak kohëve e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në selinë e NATO-s përmendet si shembull me të cilin duhet të ndërtojmë zhvillimin e marrëdhënieve. NATO nuk ka dyshim se të gjithë duhet të kontribuojnë dhe mbështesin përmirësimin e marrëdhënieve rajonale në Ballkanin perëndimor.

Ky dokument është hartuar në fillim të këtij muaji në kuadër të zbatimin të konkluzioneve të  Samitit të NATO-s në Varshavë në muajin korrik, e formulimet në këtë dokument janë harmonizuar nga të gjitha 28 shtetet anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat