BE kërkon nga Prishtina bashkëpunimin me Gjykatën Speciale

Aktuale

BE kërkon nga Prishtina bashkëpunimin me Gjykatën Speciale

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 21:29
Selia e Gjykates Speciale

Bashkimi Evropian për herë të parë edhe formalisht kërkon nga Prishtina zyrtare bashkëpunimin me Gjykatën Speciale. 

Në deklaratën e presidencës së BE-së Sllovakisë, mirëpritet fakti se Kosova i ka përmbushur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së prokurorit  special për hetimin e dyshimeve për krime të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999.

“Të gjitha autoritetet e Kosovës duhet të kreyjnë obligimet ndaj kërkesave të tyre për asistencë” thuhet në dokument.

Deklarata e presidences u lëshua në formë aneksi, duke i zëvenëdëusar kështu konkluzat e ministrave meqë shefat e diplomacive evropiane nuk gjetën pajtim rreth qasjes ndaj Turqisë, dhe në këtë mënyrë u dështua në përpjekje që të miratohet pakoja e konkluzave që i përket vendeve të zgjerimit, e ku hyjnë shtete e Ballkanit Perendimor dhe Turqia.

Deklarata e presidencës në esencë ka të njejtën përmbajtje, por nuk ka formën e konkluzave të të gjitha venedeve anëtare të BE-së.

Presidenca e Bashkimit Evropian, rikonfirmoi se kosovarët do gëzojnë lirinë kur të plotësohen dy kriteret e mbetura: ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi si dhe vazhdimi i forcimit të dëshmive për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në dokumentin e lëshuar nënvizohet se Prishtina ka bërë progres domethënës, në përmbushjen e kërkesave nga udhërrëfyesi i vizave.

Në dokumentin  e lëshuar shprehet shqetësim për vazhdimin e krizës politike në Kosovë dhe incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Kuvend gjatë këtij viti.

Gjithnjë sipas të njejtit burim, apelohet tek të gjitha partitë politike si dhe aktorët e pjesmarrësit lokal, që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie si dhe të ri- angazhohen në dialog konstruktiv, me Parlamentin si forumin kryesor për debat politik.  

Si për Kosovën ,ashtu edhe për Serbinë përsëriten thirrjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe përsëritet se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të jenë kusht për përparim në rrugën evropiane. 

Deklarata e Presidencës mirëpret hyrjen në fuqi të Marëveshjes së Stabilizim Asocimit, ndërsa nga Kosova kërkohen që të shënoj përparim në zbatimin e marrëveshjes, në sundimin e rendit dhe ligjit dhe zhvillimin shoqëror  dhe politikë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat