Kryeministri Mustafa tregon se vepër e kujt është muri në Mitrovicë

Aktuale

Kryeministri Mustafa tregon se vepër e kujt është muri në Mitrovicë

Nga: P.R Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 21:26
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shkruar se muri që është duke u ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës është vepër e ndyrë e  strukturave paralele serbe dhe e Beogradit.

“Muri në pjesën veriore të Mitrovicës, një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit, po shfrytëzohet edhe për krekosje politike nga disa këndes.  Gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur. Murin e trajton dhe e rrënon ligji”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat