Ministria e Inegrimeve dhe ajo e Drejtësisë diskutojnë për sundimin e ligjit

Aktuale

Ministria e Inegrimeve dhe ajo e Drejtësisë diskutojnë për sundimin e ligjit

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 16:14
Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian Anila Statovci Demaj takoi Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha

Sot Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian Anila Statovci Demaj takoi Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha me ç‘rast u diskutuan prioritetet kyçe në kuadër te procesit të integrimit Evropian.

Në veçanti, në kuadër te procesit te liberalizimit të vizave u diskutua progresi në përmbushjen e njërit nga dy prioritetet e mbetura, respektivisht vazhdimi i luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit

Në takim u dakordua që së shpejti do të bëhet miratimi i legjislacionit për parandalimin e konfliktit te interesit, ndërsa deri ne mesin e vitit 2017 do të behet përgatitja e koncept dokumentit të nevojshme për të siguruar plotësim ndryshimin e legjislacionit për suspendimin dhe largimin e zyrtareve publik të përfshire në afera korruptive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat