“Fjala” kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Aktuale

“Fjala” kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 13:38
Partia Fjala

Partia Fjala, ka theksuar se ndërtimi i murit në Mitrovicë, është argument shtesë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të ndërpriten.

Përmes një kumtese për media, kjo parti ka thënë se janë bërë shumë arsye që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërpriten.

Ajo edhe i ka numëruar arsyet:

1. Moskthimi i personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë,

2. Arrestimet e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi,

3. Ndërtimi i murit në Mitrovicë,

4. Mosrespektimi i shumë marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fjala” mendonte se nga këto bisedime është duke përfituar Serbia, e cila përveç se ka fituar të drejtën që qytetarët e saj të lëvizin pa viza, ajo së shpejti pritet dhe të fiton të drejtën e kandidatit për të qenë pjesë e BE-së.

Ndërsa, Kosova, sipas kumtesës partiake, vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar dhe i diskriminuar sa i përket liberalizimit të vizave.

Veç kësaj, përfundon kumtesa, Kosovës i kërkohet edhe të falë një pjesë të tokës (Demarkacioni me Malin e zi) që të fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat