Shpërthimet në Turqi, nuk ka shqiptarë të lënduar

Aktuale

Shpërthimet në Turqi, nuk ka shqiptarë të lënduar

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 07:53
Pamje nga sulmi në Stamboll

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas sulmeve terroriste që goditën Stambollin mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ministria e Jashtme sqaron se nuk ka shqiptarë të lënduar nga këto sulme. “Nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Të paktën 29 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur është bilanci i dy sulmeve terroriste në zemër të Turqisë, në Stamboll. Shumica dërrmuese e viktimave janë policë, të cilët mendohet se edhe kanë qenë objektiv i sulmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat