Kadaj-Bujupi kërkon ndërhyrjen e FIT-it te muri në veri të Mitrovicës

Aktuale

Kadaj-Bujupi kërkon ndërhyrjen e FIT-it te muri në veri të Mitrovicës

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 00:52
Kadaj-Bujupi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, në RTV Dukagjinit ka komentuar ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, për të cilin thotë se një shtet normal nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Deputetja thotë se shteti është dashtë të ndërhyjë madje edhe përmes forcës – duke përmendur këtu njësitin special të Policisë së Kosovës, FIT.

“E thash që është përgjegjësi puro e shtetit, sepse ndërhyrja do të duhej të vinte nga shteti, përmes forcave të cilat mungojnë. E kemi FIT-in për shembull dhe, vitin e kaluar, janë treguar mjaft ‘efikas’ kur u futën në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkaq, sot, kur po bëhet fjalë për Mitrovicën, ata po tërhiqen”, thotë deputetja e VV-së.

Ajo foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se edhe po të ishte i zgjidhur problemi i demarkacionit, kosovarët nuk do të kishin liberalizim. Kadaj-Bujupi duke komentuar demarkacionin, akuzoi kryeministrin e vendit, Isa Mustafën, “se po sillet si matrapaz”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat