Bahtiri arriti marrëveshje me Rakiqin dhe BE-në: Mur po, ama “veç” 80 centimetra i lartë!

Aktuale

Bahtiri arriti marrëveshje me Rakiqin dhe BE-në: Mur po, ama “veç” 80 centimetra i lartë!

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 19:34
Muri, Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se është arritur një marrëveshje për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, mes tij, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

“E kemi takuar Rakiqin, ka qenë edhe Edita Tahiri dhe nga BE-ja. Rakiqi dëshironte të ketë një pllato të rrafshuar lartë, por e jona ishte se ai mur duhet të largohet. Rakiqi ka tentuar që të thotë se nuk është mur, por rrafshim i pllatos. Në fund kemi arritur kompromisin që ajo pjesë e rrafshimit të kryhet, po nëse veç një centimetër largohet nga plani, atëherë prishet. Projekti i BE-së është i detajuar. Nuk na ka shkuar ndërmend që mund të ndodhë kjo gjë. E kemi parë dhe reaguam. Ne kemi lejuar që të ketë 80 centimetra lartësi, por të jetë me shkallë, të jetë shumë bukur, me lule, sikur është edhe në pjesën e jugut”, ka thënë Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat