Ndërpriten përkohësisht punimet te muri i Mitrovicës

Aktuale

Ndërpriten përkohësisht punimet te muri i Mitrovicës

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 12:31
Muri që po ndërtohet në Mitrovicë

(E plotësuar)- Disa punëtorë të cilat janë duke punuar që nga mëngjesi në murin andej urës së Ibrit e kanë ndërprerë punën përkohësisht.

Ata kanë filluar që ta prejnë një pjesë të murit pasi që kishte tejkaluar gjatësinë e paraparë nga dy metra në një metër e 30 centimentra.

Media  raporton se po sot tek muri që po ndërtohet kanë ardhur edhe insepktorë të Ministrisë së Mjedisit me një urdhër për rrënim.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Bedri Halimi, keyeinspektor i MMPH-së gjatë një bisede të shkurtër që pati me kryetarin e veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Rakiq tha se janë në pritje të përfaqësuesve të BE-së nga Prishtina, të cilët do ta qartësojnë situatën.

Sipas tij, ky nuk është mur, por një rezistencë që do të shërbejë për nivelizimin e zonës për këmbësor në kuadër të sheshit, ndërsa bëri të ditur se në këtë vend do të ndërtohet një amfiteatër veror.

Ai shtoi se një marrëveshje në lidhje me këtë është arritur dje gjatë takimit mes dy palëve dhe përmes ndërmjetësimit evropian.

 “Jemi në pritje të përfaqësuesit të Unionit Evropian i cili do të qartësojë të gjitha marrëveshjet e arritura në takimin e djeshëm në Prishtinë. Shumica po e konsiderojnë këtë mur, mirëpo kjo është një “..” që do t’i shërbejë nivelizimit të zonës për këmbësorë. Ajo që mund të them kjo do të jetë një amfiteatër veror, përkatësisht skenë verore për teatër, dhe kjo është pranuar edhe gjatë ditës së djeshme nga të dyja palët me ndërmjetësimin e Unionit Evropian”, ka thënë Rakiq.

Ndërkohë punët janë ndalur përkohësisht deri në një vendim tjetër që pritet nga përfaqësues të BE-së në Kosovë. 

 

***

Dy punëtorë kanë filluar të shkurtojnë murin në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Punëtorët po e shkurtojnë murin për 60 ose 70 centimetra.

Inspektorët e Ministrisë kanë dalë në zonën e punimeve dhe kanë sjellë vendimin ku lejohet rrënimi i murit, por nuk po gjejnë personin e kontratës.

Në vendin e punës janë vetëm punëtorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat