Kajtazi: Kosova rrezikohet nga ISIS, politika dhe Kisha Ortodokse Serbe

Aktuale

Kajtazi: Kosova rrezikohet nga ISIS, politika dhe Kisha Ortodokse Serbe

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 dhjetor 2016 Në ora: 09:52
Fadil Kajtazi

Për njohësin e çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ndërtimi i murit ndarës në Mitrovicë është dëshmia e mendësisë primitive serbe e cila ushqehet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe politika.

“ISIS, politika dhe Kisha Ortodokse Serbe fosile të primitivizmit në shekullin XXI.Fosilet e fundit të primitivizmit në botën e shekullit XXI pa dyshim janë elitat politike serbe, kisha Ortodokse Serbe dhe ISIS. Ndërtimi i murit ndarës në Mitrovicë është dëshmia e mendësisë primitive serbe e cila ushqehet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe politika. Kjo mendësi është e rrezikshme, ajo prodhon shovenizëm i cilli është hallka zingjirore që mbanë të lidhura veprimet ekstremiste dhe terrorizmin”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai ka vlerësuar se në botën e sotme ISIS, Politika dhe Kisha Ortodokse Serbe janë rrezik për Kosovën, përcjellë "Bota sot".

“Bota e civilizuar duhet të mobilizohet për t'u përballur me veprimet agresive që prodhojnë mendësitë primitive. Në historinë e njerëzimit shumë civilizime, popuj dhe shtete janë zhdukur nga popuj me mendësi primitive, nga se nuk kanë trajtuar si duhet kërcënimin nga ta. Në botën e sotme ISIS, Politika dhe Kisha Ortodokse Serbe janë rrezik. Fatkeqësisht shqiptarët atakohen nga këto mbeturina me mendësi mesjetare. Rrezikun duhet evituar me mjete të përshtatshme!”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat