Serbia i shkruan ITU-së: Jepjani 383-shin Kosovës

Aktuale

Serbia i shkruan ITU-së: Jepjani 383-shin Kosovës

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:02
Ilustrim

Serbia i ka dërguar letër Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU), nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur se aprovon dhënien e prefiksit telefonik +383 për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i EULEX'it për veriun e Kosovës, Ian Bancroft, nëpërmjet një "cicërime" në rrjetin social Twitter.

Katër javë më parë, Kosova dhe Serbia patën arritur marrëveshje për kodin telefonik për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

"ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash (381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”, pati njoftuar Qeveria e Kosovës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat