Ditmir Bushati kërkon qëndrim të qartë të NATO-s për Kosovën

Aktuale

Ditmir Bushati kërkon qëndrim të qartë të NATO-s për Kosovën

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:27
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Nisi këtë të martë në Bruksel Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Ky ministerial vjen në një moment të rëndësishëm për Aleancën, ku përveç tensioneve gjithnjë e në rritje me Rusinë, sfidave në jug dhe lindje të Mesdheut apo kërcënimeve terroriste të ISIS, pasi tashmë Aleanca gjendet në një moment delikat të saj, pasi zgjedhjet në SHBA dhe administrata e re e janarit, pritet të ketë impaktin e saj dhe në funksionimin e Aleancës.

I pyetur në lidhje me impaktin që mund të ketë mbi NATO-n administrata e re Trump, ministri Bushati u shpreh:

“Mund të deklarohet që në Amerikë ka një vullnet bipartizan për të vazhduar rolin tradicional që SHBA kanë në organizatë. Ne si vende evropiane do të duhet të vijojmë të kryejmë një më një të gjitha detyrat dhe angazhimet që kemi marrë përsipër”, thotë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Një nga temat e rëndësishme të këtij ministerali ishte projektimi I stabilitetit në ballkanin perëndimor, ku Shqipëria mbetet një promotore e dyerve të hapura.

“Ende nuk ka një raport të strukturuar, të formalizuar në raport me Aleancën. Besojmë fort që Kosova është një histori suksesi të bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së dhe kjo do të duhet të formalizohet me një qëndrim më të qartë të Aleancës përkundrejt Kosovës”, thotë kreu i diplomacisë shqiptare.

Vendi ynë për herë të parë merr pjesë me asete detare në kuadër të operacioneve të NATO-s në Egje. Shqipëria njëkohësisht pritet të dyfishojë kontributin në kuadër të misionit në Afganistan, në Kosovë dhe së shpejti do të marrë pjesë në batalionin shumë kombesh të drejtuar nga Kanadaja me trupa që do të dislokohen në Letoni.

Nga Brukseli ministri Bushati tha se më 13 dhjetor Shqipëria pret një tjetër lajm pozitiv në lidhje me integrimin europian, ku vendet anëtare, mes tyre edhe Greqia, pritet të mbështesin rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat