KQZ: Fushata zgjedhore në Drenas nga 12-16 dhjetor

Aktuale

KQZ: Fushata zgjedhore në Drenas nga 12-16 dhjetor

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:42
Komisioni Qendror Zgjedhor

(E plotësuar)- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit (Gllogocit).

Kryetarja e KQZ-së, bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë ankesë lidhur me procesin e votimit apo numërimit të votave në këtë komunë. Ankesat që janë bërë në PZAP nuk ndikojnë në këto rezultate.

Rezultatet përfundimtare janë si në vijim:

Image

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka vendosur që fushata zgjedhore për balotazhin në komunën e Drenasit të jetë pesë ditë, konkretisht nga 12-16 dhjetor.

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës për Kosovës, Isa Xhemailaj, janë kandidatët që do ta kërkojnë sërish votën në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat