“Cili do të ishte epilogu i një lufte mes NATO-s e Rusisë?”

Aktuale

“Cili do të ishte epilogu i një lufte mes NATO-s e Rusisë?”

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 16:28
Aeroplan Shukhoj-33

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Fadil Kajtazi, në faqen e tij në Facebook ka komentuar situatën globale, ku sipas tij gjithnjë e më tepër po flitet për një luftë të përmasave botërore në mes të NATOS dhe Rusisë.

“Gjithnjë e më tepër po flitet për një luftë të përmasave botërore në mes të NATOS dhe Rusisë. Se cili do të ishte epilogu i kësaj lufte nuk është e lehët për tu analizuar. Mbrëmë një aeroplan Shukhoj-33 nuk arriti të ateroj në aeroplan bartësen "Admiral Kuznjecov" e cila është e vetme në përdorim operativ të flotës ruse dhe aktualisht ndodhët në Detin Mesdhe. Për shkak defekteve të sistemeve të frenimit që posedon pista e aeroplan bartëses, ky është aeroplani i dytë që bije në det. Më herët të njëjtin fat e pësoj një MiG-29. Duke e ditur numrin e vogël të fluturimeve që ruset i kryej nga platforma e kësaj aeroplanmbajtëse dhe defektet e shumta, atëherë lehët mundë të konstatohet gjendja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë ruse dhe kapacitetet teknologjike që posedon kjo ushtri”, shkruan Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat