Rruga e vërtetë e kryeministrit Mustafa drejt veriut të Kosovës

Aktuale

Rruga e vërtetë e kryeministrit Mustafa drejt veriut të Kosovës

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:22
Kryeministri Isa Mustafa gjatë vizitës në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e la rrugën e asfaltuar dhe mësyu atë malore në veri të vendit. Vetëm kështu, si shef i Qeverisë, arriti dje të jetë i pranishëm në një ceremoni të organizuar nga KFOR-i në afërsi të Leposaviqit.

Kjo ndodhi pasi serbët e Zveçanit ngritën sërish barrikada.

Banorët e fshatrave shqiptare u irrituan nga kjo. Madje, njëri nga ta u ndie superior karshi Mustafës.

“U ndjeva i fuqishëm. Unë me grua e dy fëmijë shkova në asfalt, e kryeministri rrugëve të dhive”, thotë ai.

Për një banor tjetër, kryesorja është arritja e qëllimit të kryeministrit.

E ndërroi rrugën, kjo nuk thotë asgjë”, thotë ky banor.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat