Komisioni për Punë të Jashtme monitoron rivitalizimin e urës

Aktuale

Komisioni për Punë të Jashtme monitoron rivitalizimin e urës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 07:17
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot vizitojnë Mitrovicën ku do të monitorojnë punët në rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KDI dhe Komisionin për Punë të Jashtme do të jenë të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Pas vizitës KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajnë tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve, lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat