Zëvendësi i Daçiqit shokon Serbinë: Në BE do të hyjmë pa Kosovën

Aktuale

Zëvendësi i Daçiqit shokon Serbinë: Në BE do të hyjmë pa Kosovën

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 00:45
Branko Ruzhiq

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiq, Branko Ruzhiq ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, por që anëtare e plotë e Bashkimit Evropian do të bëhet “pa territorin e Kosovës”.

I pyetur se me cilin territor shtetëror Serbia do të hyjë në BE, përjashtuar territorin e Kosovës apo jo, Ruzhiq për “Die Prese”, ka thënë: “Nëse vendet anëtare të BE-së, siç janë Sllovakia apo Spanja nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk duhet as ne ta bëjmë këtë gjë. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së pa territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të ndodh për pesë vjet, gjashtë, shtatë apo tetë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat