Serbia në ethe për shkak të Unionit të Komunave Shqiptare

Aktuale

Serbia në ethe për shkak të Unionit të Komunave Shqiptare

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 20:55
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka konfirmuar marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë për formimin e Unionit të pesë komunave shqiptare që, përveç kryeqytetit shqiptar, Tiranës, pjesë janë edhe Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

Duke folur për mediat serbe, Arifi ka thënë se ky Unionin assesi nuk do të thotë destabilizim i rajonit dhe nuk është pengës për proceset pozitive që po zhvillohen në Serbi.

Arifi shpjegon se ky nuk është ndonjë projekt nacionalist, por shqiptarët nga Serbia e jugut, duan përmirësim të jetës në komunat ku jetojnë.

“Ky projekt nuk është një kërcënim, por një marrëveshje për shkëmbimin e përvojave nga shumë qytete. Shqiptarët në Serbi në vitet e fundit kanë treguar se duan të marrin pjesë në proceset në Serbi dhe të jenë pjesë në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Arifi.

Takim i kryetarëve të këtyre komunave u mbajt në Tiranë, me qëllim të inicimit të komunikimit të brendshëm midis përfaqësuesve të popullit shqiptar që duan të ndajnë përvoja, sidomos ata që jetojnë në komunat më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.

“Ne kemi konstatuar se kjo ndihmon në përmirësimin e komuniteti tonë në frymën e Bashkimit Evropian, sepse është e nevojshme të komunikohet në mënyrë që qytetarët tanë të jenë të përgatitur për sfidat që na presin kur të jemi pjesë e Bashkimit”, tha Arifi.

Në veçanti, Arifi shprehi keqardhje se si disa media të caktuara në Serbi e kanë paraqitur këtë takim si projekt nacionalist, i cili, më pas u konsiderua i tillë edhe nga Qeveria e Serbisë.

“Unë ju garantoj se ky nuk është projekt nacionalist dhe nuk është qëllimi që të destabilizojë rajonin dhe proceset pozitive që ndodhin në Serbi”, tha ai.

Unioni i pesë komunave shqiptare, i cili është nënshkruar më 28 Nëntor, në ditën e flamurit shqiptar në Tiranë, nuk është i dëmshme, thotë Arifi, duke shtuar se ai ishte dakord me kryeministrin Vuçiq, i cili, siç thotë ai, i tha atij se nuk është për t’u habitur, sepse ajo është Iniciativa e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat