Ky është propozimi i ri i kryeministrit Mustafa për Demarkacion

Aktuale

Ky është propozimi i ri i kryeministrit Mustafa për Demarkacion

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:00
Mbledhja e Qeverisë, Kryeministri me dy zëvendëskryeministrat

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova edhe vitin që vjen rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave , në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Këto deklarata Mustafa i ka bërë gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë. Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që nëse ka nevojë të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës duke i përfshirë edhe ekspertë të caktuar të opozitës.

Mustafa: Vështir të hiqen vizat edhe në  2017

“Çështja themelore tani mbetet tek ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. BE insiston edhe më tutje që ne ta përmbushim edhe këtë në mënyrë që sa me kohë ta kapërcejmë këtë fazë shumë të rëndësishme të liberalizimit të vizave . Është shumë e qartë që në qoftë se hymë edhe vitin e ardhshëm , gjasat që ne këtë ta arrimë vitin e ardhshëm nuk janë aq të mëdha. Mund të them  tani se nuk ekzistojnë fare. Mirëpo rrezikojmë edhe mjaft shumë ... Bëj apel Kuvendit edhe deputetëve të Republikës së Kosovës që të bashkohen në këtë dhe të përfundojnë edhe këtë kritere i cili shtrohet para nesh. Në qoftë se ka nevojë ne mundemi si Qeveri me themeluar edhe Komisionin i cili do ta bënte matjen e sipërfaqes së Kosovës. Në të vërtetë në bazë të vendimit të Komisionit për caktimin e vijës kufitare se sa kilometra katrorë i ka Kosova dh e a është zvogëluar sipërfaqja e Republikës së Kosovës . Duke kërkuar edhe prej opozitës do të japin edhe ata ekspertë . Sepse mbesim edhe para opinionit ndoshta borxhlinjtë që ta njohin opinionin lidhur me të dhënat ekzakte për territorin e Republikës së Kosovës“, tha  Mustafa.

Qeveria po ashtu ka miratuar sot edhe kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar, për shqyrtimin e aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e Dëshmorit të Kombit të UÇK-së. Këtë kërkesë e ka arsyetuar , zëvendëskryeministri , Hajredin Kuçi, i cili tha se janë edhe 100 aplikacione për të cilat do të bëhet verifikimi.

Kuçi: Janë edhe 100 aplikacione që do të shqyrtohen

“Zyra e Kryeministrit ka marrë një kërkesë nga  presidenti i Republikës së Kosovës në nëntor të këtij viti , me qëllim që të shqyrtohen edhe disa aplikacione të mbetura lidhur me statusin e dëshmorëve të kombit të UÇK-së . Supozohet që mund të jenë rreth 100 aplikacione, të cilat janë ende të pa shqyrtuar dhe kërkohet që Komisioni qeveritare për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorëve të kombit , invalidëve dhe veteranëve , dhe pjesëtareve të internuarit të UÇK-së, të ketë mundësi ti shqyrtojë këto . Në konsultim me kryeministrin kemi ardhur në përfundim që ky Komision mund të riaktualizohet për këtë çështje dhe deri më datën 23 dhjetor të vitit 2016, nga e cila kohë besoj do të mund të përfundoj besoj mjaftueshme  punën e mbetur “, tha Kuçi.

Ndërsa,  Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme , pasi ka raportuar për vizitat e fundit . Ai po ashtu ka thënë se janë duke lobuar anë e mbanë botës për të rritur numrin njohjeve.

Hoxhaj: Na duhen 130 njohje për anëtarësim, në Interpol

Aktualisht janë 112 vende që  e kanë njohtë Kosovën në masë kritike numri  të numrit të njohjeve për neve është numri 120 ose 130 njohje . Meqë kjo ka të bëjë në anëtarësimin tonë në organizata  të ndryshme ndërkombëtare nëse ne do ta kemi këtë numër prej 120-130 njohje janë dy të tretat e shteteve anëtare të OKB-së , mandej nëse gjatë vitit të ardhshëm do të aplikojmë ne Interpol dhe UNESKO , do të kemi numër të mjaftueshëm të votave . “, tha Hoxhaj.

Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave. Gjatë kësaj mbledhje, qeveria e ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për autoritetin rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare lidhur me obligimet që dalin për implementimin e marrëveshjes së Telekomunikacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Qeveria i ka ndarë 20 mijë euro . Po ashtu është shqyrtuar edhe projekt statute për fondin e sigurimeve shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat