Kush është 8 vjeçari që u bë hero i Deputetit Anton Quni

Aktuale

Kush është 8 vjeçari që u bë hero i Deputetit Anton Quni

Nga: M. Lakna Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:04
Anton Quni

Rafeti 8 vjeçar nga fshati Rencë i Komunës së Dragashit është bërë heroi i Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunit. Deputeti Quni, ka rrëfyer një ngjarje sa prekëse aq edhe emocionuese me vogëlushin Rafet, të cilin e kishte takuar në një kohë me shi dhe të ftohtë, teksa po përpiqej të siguronte ushqimin për motrën e tij tre vjeçe...

Për më tepër lexojeni rrëfimin prekës të deputetit Anton Quni, të postuar në profilin e tij në Facebook:

“Heroi im! Rafetin 8 vjeçë, nga fshati Rencë i Dragashit, e takova para dy jave në dalje të Dragashit për Prizren. Më dha shenjë të ndaloj. Ishte kohë me shi dhe bënte ftohtë. E ndalova makinen, e mora, u ulë në ulësen e pasme dhe vazhduam rrugën së bashku. Filluam biseden si dy të rritur. Edhe pse i lagur dhe i ngrirë nga të ftohtit ishte i hareshem dhe i lumtur. Kishte arritur që t'i siguronte ca fruta për motren 3 vjeçare që ishte e lënduar. Një bëmirës ia kishte dhuruar ca pemë. Në Dragash kishte ardhur në këmbë..rreth 7 km rrugë nga fshati i tij, por kjo largësi nuk i bënte përshtypje pasi që kishte siguruar pak ushqim për të motren.  Në ndarje më bëri një kërkesë; që ta vizitoj në Diten e Flamurit. Rafet, ti je heroi im! Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Quni./BS/

Image
Anton Quni me Rafetin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat