Kryeministri u përgjigjet zyrtartëve të AAK’së, i quan banditë dhe bosë të reketit e kazinove

Aktuale

Kryeministri u përgjigjet zyrtartëve të AAK’së, i quan banditë dhe bosë të reketit e kazinove

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 15:39
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se ai nuk e konstaton rritjen ekonomike që ka shënuar Kosova, por institutet relevante.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo edhe këtë:Reagon AAK: Kryeministrin e kemi rrenc e kokëbosh

Ai ka thënë se “kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës”.

“Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim”, ka përfunduar Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat