Ushtaraku Rifat Haxhiu: Ja si u ekzekutua Kolonel Ahmet Krasniqi para syve të mi

Aktuale

Ushtaraku Rifat Haxhiu: Ja si u ekzekutua Kolonel Ahmet Krasniqi para syve të mi

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 22:50
Ahmet Krasniqi

Shoferi i Ahmet Krasniqit dhe ushtaraku Rifat Haxhiu, rrëfejnë momentin e ekzekutimit të kolonelit Krasniqi.

Ata kishin planifikuar një darkë pune për oficeret në teren te Pallati i Brigadave për me analizu situatën që ishte në Kosove, për vazhdimin e luftës në terren.

Teksa kishin mbaruar darken Koloneli Krasniqi u nis me dy makina drejtë Ministrisë se Mbrojtjes, por ndërkohe gjatë rrugës policia më shumë interesohej të identifikonte Krasniqin se sa bashkudhëtaret e tij. Në momentin e ndaljes kishte policë me maska dhe me uniforma.

Shoferi i Krasniqit rrëfen se posa kishin mbërritur ne destinacion dhe kishin ndal makinën, nga shpina kishte ardhur një person i armatosur i maskuar i cili edhe kishte bllokuar atë dhe ushtarakun Rifat Haxhiu  që e shoqëronin Krasniqin.

Krasniqi kishte dalë nga makina dhe personi qe po mbante nën kontrollë dy bashkëshoqëruesit e Kolonelit pasi kishte konstatuar se ata nuk kishin arme, kishte shkuar drejt Krasniqit dhe kishte nxjerrë armen tjetër (pistolertën), ku e kishte pyetur të maskuarin tjetër, a është ky ai person, ai ishte përgjigjur po, dhe me pas e kishte goditur në koke me plumb Krasniqin.

Krasniqi ishte shtrire për tokë, atentatori e kishte qëlluar edhe dy here dhe bashke me të maskuarin tjetër ishin larguar ne rrugët e Tiranës.

Rrefimin mundë ta degjoni nga minuta 1:01:40

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat