“PDK-ja, të përgjigjet për Gjykatën Speciale”

Aktuale

“PDK-ja, të përgjigjet për Gjykatën Speciale”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 nëntor 2016 Në ora: 16:14
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Ju e dini se ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale në formën, se si është formuar dhe arsyen e formimit të saj. Mendoj se letrës se zonjës duhet t`i përgjigjen deputetet e PDK-së dhe LDK-së që kanë votuar këtë gjykatë tepër të dëmshme për të kaluarën e historisë më të re dhe e cila ka për qëllim në formatin se si është formuar me barazu luftën ton çlirimtare me luftën gjenocidale te Serbisë”, ka thënë deputeti Zafir Berisha. 

Vetëm deputeti Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i është përgjigjur letrës së shoqatës “Familja dhe Shpresa”,  në të cilën është bërë kërkesë që të plotësohet ligji për Gjykatën Speciale, në mënyrë që nën hetimet e saj, të jenë edhe krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Zana Bytyqi, nga Shoqata “ Familja dhe Shpresa” në Klinë, u ishte drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga të cilët kishte kërkuar, që të përmirësojnë ligjin për Gjykatën Speciale, në të cilin sipas saj, janë injoruar plotësisht krimet e Serbisë ndaj popullatës kosovare.  Përmes letrës së saj, Bytyqi, ka thënë, se përcjellë mesazhin e familjarëve të 86 viktimave nga komuna e Klinës të vrarë e të zhdukur gjatë vitit 1999 ne fshatin Kralan të Gjakovës. “Për: Partitë politike; PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA, si dhe deputetét e tyre në Parlamentin e Kosovës.

Por gjasat që Kuvendi i Republikës së Kosovës, t`a plotësoj ligjin për Gjykatën Speciale, po vlerësohet të jenë minimale.  E ,kësaj letre i është përgjigjur vetëm deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ndonëse nuk i ka dhënë ndonjë premtim se mund të bëjnë diçka në këtë drejtim.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat