Vdekja e Astrit Deharit në duart e “Klanit Pronto”

Aktuale

Vdekja e Astrit Deharit në duart e “Klanit Pronto”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Astrit Dehari

Deklaratat kundërthënëse të drejtorit të Burgut të Prizrenit Nexhmi Krasniqi, gjyqtari Vehbi Kashtanjeva, kryeprokurori Sylë Hoxha e prokurori Metush Biraj, rreth vdekjes së Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, kanë vënë në dukje mos besimin në institucionet e drejtësisë vendore.   

Për këtë arsye rreth vdekjes së 26 vjeçarit Astrit Dehari po kërkohet një hetim ndërkombëtarë. Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, ka kërkuar zyrtarisht hetim ndërkombëtar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, javë më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. 

Ndërkohë, ftesa e ministres Hoxha drejtuar policisë metropolitane, ‘Scotland Yard’ nga Britania e Madhe, që të vijë dhe të bëjë hetime shtesë, pas deklaratave të Prokurorisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilat kanë konstatuar se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e lëndimeve të vet-shkaktuara, ka marrë përgjigje negative nga ana e ambasadës Britanike në Prishtinë.   

Nga ana tjetër, një hetim i pavarur ndërkombëtar do të mund t`i kushtonte Kosovës në vlera të mëdha monetare, dhe kjo vetëm e e vetëm se kanë dështuar institucionet e drejtësisë në Kosovë.  

Ministria e Drejtësisë nuk është përgjigjur për gazetën “Bota sot”, se sa mund t`i kushtoj buxhetit të shtetit një hetim i pavarur ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat