Shteti që masakroi fëmijë, sot masakrohet vetë, Serbia copë-copë, pas Kosovës, pritet ndarja e Vojvodinës, Sanxhaku, Preshevës..

Aktuale

Shteti që masakroi fëmijë, sot masakrohet vetë, Serbia copë-copë, pas Kosovës, pritet ndarja e Vojvodinës, Sanxhaku, Preshevës..

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 16:59
Harta

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të  Boshnjakëve (KKB) Esad Dzhudzha ka uruar dje Ditën e çlirimit të Sanxhakut me një foto të Serbisë së copëtuar publikuar në profilin e tij në Facebook.

Të gjithë myslimanët, boshnjakët dhe shqiptaret dhe qytetarët e tjerë të Sanxhakut festë të lumtur kombëtar – shkruan Dzhudazh, të cilat foto gazeta në Serbi kanë mbushur faqet e para me tituj “Skandaloze” Serbia cope therimi  ku shifet harta e cila në mënyrë të qartë shifen pretendimet separatiste të Sanxhakut, Vojvodina, Kosova, Lugina e Preshevës etj.. Kështu dukë lënë vetë republikën e Pashallëkut të Beogradit, shkruan “Presheva jonë”

Image

Në një intervistë për Anadolu Agency, shkrimtari dhe kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç foli për “vrasjen e Jugosllavisë” dhe me pas edhe “vrasjen Serbisë” pas shkëputjes së Kosovës dhe pasojat e saj nga koha e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, krimet e luftës të kryera nga serbët në ish-Jugosllavi kundër jo serbëve.

Se Serbia ka shumë armiq dhe askush nuk e don, këtë gjë nuk e dinë jo vetme jo serbët por edhe vetë serbët, mjafton edhe t'i shfletojmë gazetat serbe që shpesh kemi parë tituj si ky: Lajm te këqija dhe te zeza për Serbinë Pse nuk na duan neve? titulli tjetër si: Pse askush nuk i donë serbët ?

“Kjo nuk është e mirë. Mund nesër Beogradi zyrtarisht ta njohë pavarësinë e Kosovës, që më pas do të kërkohet për Republikën e Vojvodinës. Kur ne jemi dakord për këtë, ata do të kërkojnë shkallën më të lartë të autonomisë për rajonin e Rashkës, atëherë të drejtën shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva të shpallë aneksimin territorial me shtetin e Kosovës, si dhe vendime për ndërprerjen e marrëdhënieve të veçanta me Republikën e Serbe dhe prishjen me  Dodik..” ka shkruar analisti serb në gazetën e Beogradit.

Kur është fjala për Luginën e Preshevës për shkëputje, kjo e ka më leht se Vojvodina dhe  Sanxhaku, sepse e ka referendumin e vetë gjithëpopullor të 1-2 marsit te viti 1992 të cilit rajon të banuar me shumice shqiptare i mundsohet  autonomi me te drejtën për shkëputje, bashkimi me shtetin amë të Kosovës, e drejtë kjo për popujt autokton e garantuar nga karta e OKB-së dhe konventat ndërkombëtare.  Separatizmi i një rajoni ne këtë rast i Luginës së Preshevës, nuk mund të ndodhë pa liderë separatistë, kjo duhet ditur njëherë e përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat