Davutoglu: Pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova dhe Bosnja do të ishin si Aleppo

Aktuale

Davutoglu: Pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova dhe Bosnja do të ishin si Aleppo

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 21:17
Ahmet Davutoglu

Bosnje Hercegovina dhe Kosova do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk do të ishte ndërhyrja e NATO-s, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Davutoglu në një intervistë për Al-Jazeera tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve.

"Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem," tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tij, regjimi i Presidentit sirian, Bassar Al-Assad dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

"Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre", tha Davutoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat