AAK të dielën takon shoqatat e dala nga lufta

Aktuale

AAK të dielën takon shoqatat e dala nga lufta

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:12
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë të diel, në vigjilje të 28 Nëntorit, do të organizojë pritje për shoqatat e dala nga lufta, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

Kështu ka bërë të ditur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet facebookut, të cilin po ua sjellim të plotë.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

28 Nëntori-Dita e Flamurit, është një ditë që na bashkon. Në këtë ditë, i kujtojmë gjithë ata dëshmorë e heronj, që në kohë dhe shtrirje të ndryshme, që nga Skenderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, sakrifikuan për lirinë e përbashkët.

Shqiptarët dhe Kosova, tashmë i kanë dy data të shënuara të historisë së tyre; 28 Nëntorin dhe 17 Shkurtin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kalendarin e festave të rëndësishme i ka edhe këto dy data.

Ajo këtë të diel, në vigjilje të 28 Nëntorit, do të organizojë pritje për shoqatat e dala nga lufta, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së!

28 Nëntori është Dita që na bashkon! RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat