Delawie heq dilemat: Politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndryshon as me Trumpin

Aktuale

Delawie heq dilemat: Politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndryshon as me Trumpin

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 22:27
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka hequr të gjitha dilemat e shqiptarëve nga Kosova lidhur me politikën e jashtme që do të djegë administrata e presidentit të ri të SHBA-ve, Donlad Trump.

Në një intervistë për Zona Express, Delawie ka thënë se politika e jashtme amerikane nuk do të ndryshojë as ndaj Ballkanit e as ndaj Kosovës.

“Politika e jashtme amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme pa marrë parasysh a ka qenë një republikan apo demokrat në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk shoh asnjë arsye pse kjo vazhdimësi të mos vazhdojë në të ardhmen”, ka thënë Delawie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat