Mustafa përmend disa lajme të mira për Kosovën, thotë se kjo gëzon shumicën dërmuese

Aktuale

Mustafa përmend disa lajme të mira për Kosovën, thotë se kjo gëzon shumicën dërmuese

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 21:38
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka radhitur disa lajme të mirë që kanë ardhur ditëve të fundit për Kosovën duke thëën se këto janë lajme të mira pqe ata që ia duan të mirën vendit.

Sipas Mustafës, ata që ia donë të mirën këtij vendi, janë shumica dërmuese.

Më poshtë postimi i plotë i Isa Mustafës:

Lajmi se një organizatë prestigjioze ndërkombëtare ka vlerësuar se policia e Kosovës ka besimin më të madh të qytetarëve në tëre rajonin;
Lajmi i një institute prestigjioz gjerman se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe në Evropë dhe konstatimi i një media botërore se Kosova gjendet në grupin e vendeve që prinë për lehtësira tatimore;
Lajmi se Kosova në vitin 2017 do të ketë buxhet prej 2 miliard euro.
Janë lajme të mira për të gjithë ata që ia donë mirë këtij vendi. Dhe, për fat shihet se ata janë shumica dërmuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat