Strukturat paralele, pengesë e madhe për Kosovën

Aktuale

Strukturat paralele, pengesë e madhe për Kosovën

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 13:53
Mitrovica

Ndonëse po bëhen gati nëntë vjet që kur u shpall pavarësia e Kosovës, Prishtina zyrtare ende nuk ka arritur ta shtrijë në tërësi autoritetin shtetëror në veri.

Funksionimi i strukturave paralele të themeluara nga Beogradi zyrtar që nga paslufta, si dhe tendenca e kundërshtimit nga ana e banorëve serbë të asaj pjese ndaj këtij autoriteti shtetëror, është pengesë e madhe që po i bëhet shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, pas interpelancës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se njëra nga sfidat më të madha mbetet vendosja e normalitetit në veri.

Ai duke folur para deputetëve për gjendjen në veri, tha se ndërhyrja e Serbisë nga strukturat paralele është akoma evidente, por që qeveria po punon në këtë drejtim.

Mustafa: Vendosja e normalitetit në veri, sfidë për Kosovën

 “Si qeveri po punojmë në bashkëpunim me përfaqësuesit serbë në kuvend dhe qeveri, si dhe me kryetarët e komunave të komunitetit serb, për të zgjidhur problemet e mbetura atje, përfshirë këtu edhe shuarjen e strukturave paralele të cilat në rend të parë po i pengojnë këto komuna në funksionimin e tyre”, ka thënë Mustafa

Boletini: Strukturat paralele prezent edhe në institucione

 “Në veri, por edhe në vendet tjera të Kosovës ende funksionojnë strukturat ilegale serbe, madje ato i gjejmë në parlament e qeveri, sepse ministra, zëvendës ministra dhe deputetë serbë nuk e pranojnë Republikën e Kosovës”, sqaroi Boletini.

 Në anën tjetër, analisti nga veriu i Mitrovicës, Zhelko Tvërdishiq, tha se qytetarët në veri nuk i konsiderojnë si struktura paralele funksionimin e institucioneve të shëndetësisë, arsimit dhe të tjerave sipas sistemit të Republikës së Serbisë.

Sipas tij, institucione të tilla nuk funksionojnë vetëm në veri, por gjithandej Kosovës, si në Graçanicë, Shtërpcë dhe vende tjera.

Ai ka potencuar se për gjithçka që ndërlidhet me Kosovën, veçanërisht veriun, zgjidhjen duhet kërkuar në radhë të parë në Beograd.

 vërdishiq në krejt këtë situatë e sheh problematike faktin që njerëzit të cilët punojnë në këto institucione dhe janë në listën e pagave të Serbisë, në të njëjtën kohë marrin paga edhe nga buxheti i Kosovës.

Tvërdishiq: Njerëzit që punojnë në këto institucione marrin dy paga

“Në veri ekziston shëndetësia, arsimi, organi i përkohshëm komunal, nëse për këto e keni fjalën dhe i quani struktura paralele, atëherë funksionojnë,  megjithatë qytetarët këtu nuk i përjetojnë si struktura paralele, por si organe të cilat janë të nevojshme dhe si vende ku ata shkojnë për të nxjerr dokumentacione të caktuara siç janë certifikatat nga librat amë etj… Përgjigjja rreth kësaj dhe çdo gjëje tjetër që ndërlidhet me Kosovën, mendoj se në radhë të parë gjendet në Beograd e pastaj në Prishtinë, sidomos kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës. Këto institucione që ju përmendni nuk janë vetëm në veri, këto institucione funksionojnë edhe në Graçanicë, Shtërpcë…Ajo që do të ishte problematike në këtë situatë ndoshta është se në këto organe dhe institucione punojnë njerëz të cilët nà « të njëjtën kohë punojnë edhe në institucionet e Kosovës dhe në këtë rast Prishtina duhet të pyetet pse njerëzit të cilët janë në listat e pagave të buxhetit të Kosovës në të njëjtën kohë janë edhe në listën e pagave të qeverisë së Serbisë”, ka thënë Tvërdishiq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat