Lugina e Preshevës proteston në Tiranë: Në samit nuk kemi ardhur si diasporë, por si pjesë e tokave shqiptare!

Aktuale

Lugina e Preshevës proteston në Tiranë: Në samit nuk kemi ardhur si diasporë, por si pjesë e tokave shqiptare!

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 19:11
Pamje nga Samiti i Diasporës në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar në Tiranë ka nisur punimet Samiti i parë i Diasporës Shqiptare ku po marrin pjesë mbi 600 pjesëmarrës. Në këtë samit po marrin pjesë personalitete të politikës shqiptare, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Samiti do të mbyllet nesër pas një sërë aktivitetesh. Fjalën hapëse e ka mbajtur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili vlerësoi lart rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare, njofton “Presheva jonë”.

Image

 

Jonuz Musliu: Mbi 50 mijë shiptarë nga Lugina e Preshevës në diasporë. Vetëm në Zvicër kemi mbi 20 mijë sish.. 

Diaspora shqiptare ka “zbritur” në Tiranë dje në një samit të parë të këtij lloji që po mbahet në Tiranë nën patronazhin  e Qeverisë shqiptare (18-20 nëntor) ku po marrin pjesë kresisht lidere, e përfaqësues të shiptarëve nga diaspora (Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika, Amerika, Austria, Greqia, Italia etj…)

“Të dashur bashkatdhetarë kudo ku jeni, kam kënaqësinë dhe nderin e posaçëm t’u ftoj të bëheni pjesë e Samitit të parë të diasporës shqiptare që do të mbahet në Tiranë nga data 18 deri në 20 nëntor të këtij viti. Ky takim historik në shkallë mbarëkombëtare besoj do të jetë një sprovë që do të na ndihmojë të diskutojmë dhe të gjejmë të gjithë bashkë rrugët dhe mënyrat sesi mund të vihemi më mirë në shërbim të gjithçkaje që na bashkon dhe ndajmë me njëri-tjetrin, për të ruajtur dhe forcuar identitetin tonë kombëtar, për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë tonë të pasur, e gjithçka tjetër që na bën krenarë që jemi shqiptarë. Mirë se të vini në Tiranë në nëntor për këtë sprovë të parë në këtë samit të parë të diasporës shqiptare”, ka thëne kryeministri shqiptar Edi Rama, nikoqir i diapsorës shqiptare.

Ndërsa, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se “kemi obligim si shtete që të kontribuojmë për ruajtjen e identitetit të diasporës..”

Ne samitin e quajtur “diaspora shqiptare” janë parë edhe liderë nga Lugina e Preshevës, që prezenca e tyre u komentua në mënyra të ndryshme, çka shumë kush ka shtruar pyetjen çfarë  kërkuan aty, apo a ishte momenti që në këts takim të “diapsores shqiptare” domosdo të jenë edhe ata, kur dihet se shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk janë diasporë, por pjesë e trojeve shqiptare, pjesë e trungut të Shqiperisë.

Kështu mendon edhe drejtuesi i KKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, njëherit ish-drejtues i SHP të UCPMB-së. “Samiti në fjalë ka rëndësinë  e vete për diasporën tonë shqiptare. Prania ime si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka arsyet ee veta të jem sot këtu, sepse aktualisht nga Lugina e Preshevës në perëndim gjenden mbi 50.000 mijë shqiptarë, ku vetëm në Zvicër janë mbi 20 mijë sish. Për shkaqet e ketij eksodi, migracioni masovik dihet edhe botërisht, se ai po ndodhë sot e kësaj dite për shkak presionit dhe politikave diskriminuese të regjimit serb në Luginën e Preshevës, që unë do ta quaja si spastrim etnik..” ka deklaruar Jonuz Musliu.

Musliu po ashtu ka replikuar dhe reaguar në Tiranë për koatat e studentëve shqiptarë në Luginë si dhe për mosnjohjen e diplomave nga Serbia, si viktimë e pazarllëqeve të Beogradit dhe Prishtinës në bisedimet e Brukselit.  Sipas tij, kjo mosnjohje e diplomave po largon të rinj tanë nga Lugina e Preshevës dhe po shton numrin e diasporës shqiptare në perëndim.

 Mësohet se në samitin  e diaporës në Tiranë, gjysma e pjesëmarrësve janë nga vendet perëndimore mbi 300 sish. Diasporën shqiptre nga Zvicra e e përfaqësojnë Astrit Leka, kyretar i shoqatës ndërkombëtare Solidest, njëherit iniciatori I vënies së bustit të Skënderbeut në qytetin evropian dhe ndërkombëtar në Gjenevë si dhe Naser Mustafa, kryetar i Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër (ABSHZ) me seli në Lozanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat