Sot dihet renditja e subjekteve politike për Drenas

Aktuale

Sot dihet renditja e subjekteve politike për Drenas

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 09:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Kështu ka bërë të ditur KQZ nëpërmjet një njoftimi për media, ku thuhet se fillimisht do të mbajë një mbledhje të rregullt, pastaj nga ora 11:00, do të organizohet tërheqja e shortit.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë do të mbahen më 4 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat