Ramiz Kelmendi: Dikur shisja lëngje në tregun e Pejës

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Dikur shisja lëngje në tregun e Pejës

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 22:38
Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për fillimet e tij në tregti, për t’u bërë më vonë njëri ndër shqiptarët më të pasur.

Ai ka thënë se me profesion ishte elektro-inxhinier dhe punonte në një fabrikë, në Pejë, ku mbante postin e drejtorit.

Pas largimit nga puna, nga sistemi jugosllav, Kelmendi ka treguar se si i papunë fillimisht kishte shitur lëngje, në tregun e Pejës, dhe se nuk kishte as dyqan ku mund të zhvillonte punën e tij. 

Biznesmeni, që tani ka rrjetin më të madh të dyqaneve në Kosovë, ka rrëfyer në “Komiteti Qendror” se i gjithë ky sukses tregtar kishte nisur me hapjen e një dyqani të vogël në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat