“Gjykata Speciale u ‘dridhë’ këmbët Hashim Thaçit e Kadri Veselit”

Aktuale

“Gjykata Speciale u ‘dridhë’ këmbët Hashim Thaçit e Kadri Veselit”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 nëntor 2016 Në ora: 07:33
Kadri Veseli e Hashim Thaçi

“Padiskutueshëm është direkt e lidhur me Gjykatën Speciale. Ajo ka filluar t'ua dridhë këmbët të dyve, prandaj këtu ka një lojë ping-pongu se kush kë do ta dërgojë në këtë Gjykatë, a Hashim Thaçi Kadri Veselin apo Kadri Veseli Hashim Thaçin dhe zgjedhjet e tanishme sigurisht do të krijonin një amulli dhe ashtu do të shyhej koha dhe ashtu siç ka ndodhë në shumë procese tjera edhe kjo gjykatë do ta humbë seriozitetin e saj”, pohon Klemendi.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, është shprehur se koaliconi PDK- LDK është i palogjikshëm që të vazhdohet dhe për mos vazhdimin e këtij koalicioni është i informuar edhe kryetari, Kadri Veseli.

Deklarata e Bujës, ka bërë që të mendohet se kryetari Veseli është duke përdor prishjen e koalicionit në mënyrë që vendin të çojë drejt zgjedhjeve para fillimit te funksionimit të Gjykatës Speciale.

“Bota sot” ka provuar të kontaktojë me kryetarin Veseli që të marrë një qëndrim lidhur me këto deklarata mirëpo ai nuk është prononcuar.

E në anën tjetër bashkëpartiaku i tij, Nait Hasani thotë se Veseli kërkon zgjedhje në mënyrë që të zgjidhet  gjendja e përgjithshme e Kosovës mirëpo zgjedhjet nuk do të ketë.

“ Jo këto nuk janë çështje të kryetarit, nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale, por kjo është për ta tejkaluar gjendjen e përgjithshme e të pashpresë në Kosovë, prandaj në këto rrethana po kërkohet zgjedhje. Mirëpo zgjedhje nuk do të ketë sepse Komisoni Evropian nuk po lejon zgjedhje për shkak të agjendës politike që ka për Kosovën me demarkacioni, asociacionin dhe Gjykatën Speciale, pa i rrumbullaksu këto procese nuk ka zgjedhje ka thënë dhe Komisoneri Hanh” u shpreh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se prej fillimit të këtij koalicioni kishte zëra për prishje mirëpo kjo temë nuk duhet marrë nga qëndrimet individuale dhe të thuhet se vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Që nga momenti i ndërtimit të koaliconit kishte zëra pro dhe kundra tij. Është fakt se kohën e fundit zërat për ndërprerjen e koalicionit janë intensifikua, por në LDK ekziston tani një kulturë e marrjes së vendimeve ku çështje të tilla trajtohen nga strukturat më të larta të partisë: kuvendi, këshilli i përgjithshëm dhe kryesia. Prandaj, kjo temë mendoj qe nuk duhet të determinohet nga qëndrimet individuale pa u shtruar dhe analizuar së pari brenda partisë. Shpresoj se të njëjtën procedurë do të duhej ta ndjek edhe partneri i koalicionit, PDK-ja” shprehet deputeti i LDK-së, Anton Çuni.

Ai shton se nuk duhet të niset nga qëndrimet e individëve dhe të spekulohet se me prishjen e koalicionit vendi shkon në zgjedhje.

“ Individët edhe mund të kenë qëndrime (i)racionale dhe të (jo)logjikshme por ato gjithsesi duhet të fuzionohen së pari brenda strukturave të partisë. Duke e ditur qe LDK-ja është parti institucionale që për çështje të mëdha thërret gjithmonë organet gjegjëse të partisë, unë jam i prirur të mos iu besoj informacioneve dhe spekulimeve të tilla, përderisa brenda organeve në LDK nuk ka asgjë nga këto hapa që përmenda më lart, prandaj nuk mund të spekulohet se përmes prishjes së koalicionit vendi shkon në zhgjedhje” pohon Çuni.

Çuni nuk ka dashur të komentojë nëse Veseli kërkon zgjedhje sepse është në panik nga themelimi i Gjykatës Speciale, ai është shprehur se nuk dëshiron t’i komentojë spekulimet e tilla.

Ndërsa opozita thotë se deklaratat e tilla nuk janë të rëndësishme për të pasi që ky pushtet e ka humbur edhe legjitimitetin.

“Ky pushtet e ka humbur  edhe legjitimitetin, e edhe seriozitetin. Për ne nuk janë të rëndësishme deklarata të tilla, dhe mendojmë që për këto duhet të pyetën vetë njerëzit e pushtetit. Ajo që ne mund të themi se koalicioni LDK-PDK-Srpska është koalicion i pazareve të pista. Fatkeqësia është se këto pazare janë bërë në kurriz të Republikës së Kosovës” është shprehur zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Ai nuk ka dashur t’i lidhë zgjedhjet me prishjen e koalicionit apo me “panikun” e kryetarit Veseli që përmes zgjedhjeve t’i largohet Gjykatës Speciale.

“Ky pushtet e ka humbur. Në këtë kohë, do duhej që në vend të deklaratave për zgjedhje, të kishim njëmend zgjedhje. Vendi është në rrezik dhe po degradon çdo ditë dhe zgjedhjet hapin rrugën që të ndalohet degradimi i mëtutjeshëm” ka vazhduar Hoti.

Kurse sipas analistit, Jeton Kelemdi, kjo deklaratë është jorelevante dhe e djallëzuar si dhe Bujës i konvenojnë zgjedhjet pasi që edhe ai potencialisht mund të dalë para drejtësisë së Gjykatës Speciale.

Kelmendi thotë se gjithashtu Veseli është duke e shfrytëzuar sepse dëshiron ta prishë koalicionin për t’u bërë Kryeministër.

“Deklaratat që vijnë  nga një deputet që se merr askush seriozisht, Shukri Buja është një nga deputetët që nuk thotë bash kurgjo hiç, as në politikë e aq më teper në raporte. Kjo është një praktikë goxha e ulët që kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili nuk e ka kurajën t’ia thotë Isa Mustafës dhe don ta prishë koalicionin me qëllimin e vetëm, pra për t’u bërë kryeministër, sepse shefin e vet Thaçin e ka rahatu për nja katër-pesë vjet në Presidencë, tash do të rehatohet ai në Qeveri. Do të ishte e ndershme që vetë Veseli t’ia thotë kreut të qeverisë sepse kjo qeveri goxha me vështirësi po funksion mirëpo këtu ka një mosmarrëveshje mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nuk është mosmarrëveshje me Isa Mustafën por tani Thaçi duke qenë se i ka siguru gjitha pozicionet në shtetin e ri tani nuk është interesuar ta mbështet më ish-partinë e tij apo ish-mikun e tij të jetës Kadri Veselin sepse Gjykata Speciale ka filluar dhe tua dridhe këmbët te dyve” është shprehur analisti Kelmendi.

Ai gjithashtu thotë se kjo padiskutushëm lidhet me Gjykatën Speciale sepse nëse do të ketë zgjedhje atëherë do të shtyhej koha dhe kjo Gjykatë do ta humbë seriozitetin e saj.

“Padiskutueshëm është direkt e lidhur me Gjykatën Speciale. Ajo ka filluar tua dridhë këmbët të dyve prandaj këtu ka një lojë ping-pongu se kush kë do ta dërgojë në këtë Gjykatë, a Hashim Thaçi Kadri Veselin apo Kadri Veseli Hashim Thaçin dhe zgjedhjet e tanishme sigurisht do të krijonin një amulli dhe ashtu do të shyhej koha dhe ashtu siç ka ndodhë në shumë procese tjera edhe kjo gjykatë do ta humbë seriozitetin e saj” pohon Klemendi.

“Deklarata e Shukri Bujës është jorelevante dhe e djallëzuar. Kjo deklaratë vjen sepse është një nga deputetët më të paditur që ka Qeveria e Kosovës dhe ashtu më të pandërgjeshëm që ka, atij po ashtu i konvendojnë zgjedhjet sepse edhe ai është njëri prej atyre potencialisht që mund të dalë para drejtësisë së Gjykatës Speciale” theksoi Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat