Drejtori i Postës së Serbisë për Kosovë s’i beson Gjuriqit

Aktuale

Drejtori i Postës së Serbisë për Kosovë s’i beson Gjuriqit

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 22:49
Drejtori i Postës së Serbisë për Kosovë, Rangjel Nojkiq

Me deklaratën e Marko Gjurqit, se Telekomi i Serbisë edhe zyrtarisht do të jetë në Kosovë, nuk po pajtohet drejtori i Postës së Serbisë për Kosovë, Rangjel Nojkiq.

Ky ish-deputet serb konsideron se pasuria e telekomit serb do të bartet në ndërmarrjen e re që do të themelohet me ligje të Kosovës.

Nojkiq thotë se Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Prishtinë do të jetë institucioni që jep fjalët përfundimtare, tash e tutje për funksionimin e operatorit serb, MTS në territorin e Kosovës.

E sa për atë që Beogradi po thotë se me nënshkrimin me Prishtinën për telefonin ka ruajtur pronat e Telekomit të Serbisë, Nojkiq prapë del kundër punëdhënësit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat