Süddeutsche Zeitung: Kosova një hap tjetër drejt konsolidimit të pavarësisë së saj

Aktuale

Süddeutsche Zeitung: Kosova një hap tjetër drejt konsolidimit të pavarësisë së saj

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 nëntor 2016 Në ora: 20:09
Kodi +383

Kosova u gëzohet tre shifrave +383: Kodit të ri telefonik, që është një hap i mëtutjeshëm për njohjen ndërkombëtare të shtetit më të ri të Evropës juglindore, shkruan media gjermane Süddeutsche Zeitung - kjo do të kursejë mbi të gjitha shpenzimet.

Tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, politika e saj ka arritur një sukses tjetër, ndërsa sipas kësaj të fundit dëmet e shtetit nga mungesa e kodit telefonik llogariteshin në 200 milionë euro, pasi ajo përdorte kodet e Serbisë, Monakos ose Sllovenisë, përcjell botasot.info.

Kodi i ri telefonik do të zyrtarizohet në 15 dhjetor dhe erdhi padyshim si ndërmjetësim i Brukselit që ka detyruar integrimin e Serbisë në BE me përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat