Limaj: Me marrëveshjen për kodin telefonik, vlera e PTK-së rrënohet përfundimisht

Aktuale

Limaj: Me marrëveshjen për kodin telefonik, vlera e PTK-së rrënohet përfundimisht

Nga: A.Zh Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:48
Fatmir LimaJ

Ish-ministri i Transportit dhe Post-Telekominikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, aktualisht kryetar i partisë opozitare Nisma për Kosovën, ka thënë se marrëveshjen për kodin (prefixin) telefonik kjo qeveri e Kosovës përfundimisht po e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve shtetërore të Kosovës, e në këtë rast pronare të frekuencave në fushën e telekomunikimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka thënë se kjo marrëveshje i jep Kosovës kod telefonik gjeografik, e jo shtetëror, kod të cilin, sipas tij, Serbia po ja jep në shfrytëzim Kosovës, e me këtë marrëveshje pronare e këtij kodi po mbetet Serbia.

Reagimi i plotë i Limajt:

Me marrveshjen për kodin (prefixin) telefonik kjo qeveri e Kosovës përfundimisht po e bën Serbinë bashkëpronare të aseteve tona shtetërore, e në këtë rast pronare të frekuencave në fushën e telekomunikimit. 

Kjo marrëveshje i jep Kosovës kod telefonik gjeografik, e jo shtetëror, kod të cilin Serbia po ja jep në shfrytëzim Kosovës, me këtë marrëveshje pronare e këtij kodi po mbetet Serbia. 

Me këtë marrveshje qeveria e Kosovës poashtu i ka lejuar qeverisë së Serbisë që edhe operatori telefonik shtetëror serb të funksionoj në Kosovë, duke mos përfillur dhe duke i shkelur ligjet në fuqi. Përveq dëmeve tjera ekonomike tanimë me këtë marrëveshje vlera e PTK-së në treg do të rrënohet përfundimisht.

Këto marrëveshje nuk kufizihen vetëm në telefoni, por kjo është edhe një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit, me theks të veqant ndërhyrje direkte në sigurinë nacionale, sepse kjo do ti mundësoj organeve serbe të sigurisë të kenë mundësi për të ndërhyrë në sigurinë publike të shtetit dhe private të qytetarit. Sot me këtë marrëveshje kjo qeveri po e legjitimon Serbinë si bashkëpronare të aseteve dhe pasurisë së Kosovës. 

Kjo qeveri hapi edhe një derë të rrezikshme që më nuk do të mbyllet, kjo tashmë shumë shpejt do të shihet edhe në asetet  tjera ekonomike të vendit.

FL./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat