Konjufca: Kosova vetëm shfrytëzuese e kodit, Serbia titullare

Aktuale

Konjufca: Kosova vetëm shfrytëzuese e kodit, Serbia titullare

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:33
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit e bën Kosovën vetëm shfrytëzuese të kodit e jo pronare

Sipas tij, duket qartë se Serbia do të jetë titullare e këtij kodi, ndërkaq Kosova vetëm shfrytëzuese.

“Legalizimi i operatorit serb në Kosovë, nuk del siç thotë Qeveria dhe kjo e bën Marrëveshjen të papranueshme”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka folur për Demarkacionin duke thënë se Hahn dhe Lunaçek nuk po e kundërshtojnë rinegocimin e marrëveshjes, por kanë shprehur shqetësimin e tyre se kjo mund të marr kohë.

“Koha nuk është problem për Kosovën, por sovraniteti”, është shprehur ai.

Konjufca ka ripërsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes për rastin e vdekjes së aktivistit të tyre Astrit Dehari, duke e ngarkuar Qeverinë me faj.

“Kjo Qeveri është vdekjeprurëse”, ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat