‘Hiqe shaminë’, super gjobë për myslimanen shqiptare që nuk iu bind kryebashkiakut

Aktuale

‘Hiqe shaminë’, super gjobë për myslimanen shqiptare që nuk iu bind kryebashkiakut

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 22:48

Katër muaj burgim, i konvertuar në 30 mijë euro gjobë, është dënimi që është firmosur sot nga gjykatësi i Pordenone në Itali, Alberto Rossi, për një 40-vjeçare shqiptare.

Njëzet ditë më parë, gjatë një seance të Këshillit Komunal të të rinjve të San Vito al Tagliamento (Pordenone), gruaja u paraqit me fytyrën e mbuluar me nixhab, vello islamike që lë zbuluar vetëm sytë.

Pavarësisht kërkesës së kryebashkiakut për të zbuluar fytyrën, gruaja e cila jeton në San Vito al Tagliamento nga viti 2000 dhe prej disa vitesh ka marrë edhe nënshtetësinë italiane, nuk ka pranuar, derisa është larguar nga mbledhja nga policia lokale, që më pas ka proceduar me identifikimin e saj.

Çështja ka përfunduar në gjykatë dhe zëvendësprokurori Federico Facchin, ka kërkuar që të merret parasysh se, shqiptarja ka shkelur ligjin 152 të vitit 1975, që rregullon sjelljen e personave në ambiente publike dhe detyrimin për të treguar fytyrën, që për arsye siguri nuk mund të fshihet apo maskohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat