Kosova të fokusohet në plotësimin e obligimeve që ka

Aktuale

Kosova të fokusohet në plotësimin e obligimeve që ka

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 14:38
Nataliy Apostolova

(E plotësuar) - Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliy Apostolova, pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën, nga Prishtina tha se Kosova ka edhe dy obligime kryesore për të arritur tek çështja finale e liberalizimit të vizave.

Çështja e demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit janë dy çështjet që po i mbajnë pezull kosovarët nga lëvizja e lirë në Evropë. Të dy pikat, sipas Raportit, del se nuk u plotësuan ashtu siç pritej.

Duke përmendur nënshkrimin e marrëveshjes së parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Apostolova tha se Kosova duhet të fokusohet në respektimin e parimeve kyçe demokratike të elementeve të cilat janë në thelb të tregut unik të BE-së.

Apostolova: Kosova të fokusohet në zbatimin e MSA-së, në përfitim të qytetarëve

‘’Ky vit shënon një epokë të re në raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si marrëdhënie e parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës. Kjo përfaqëson një zhvillim shume të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt të ardhmes Evropiane. Kjo nënkupton të drejta dhe obligime të ndërsjella dhe mbulon një gamë të gjerë sektorësh. MSA-ja fokusohet në respektimin e parimeve kyçe demokratike të elementeve të cilat janë në thelb të tregut unik të BE-së ne presim qe tani kjo të kthehet në realitet përmes reformave ekonomike dhe në sundimin e ligjit për përfitim për qytetarët e Kosovës. Kosova tani duhet të fokusohet në zbatimin e MSA-së, udhëhequr nga agjenda e reformave Evropiane të cilën vet komisioneri Hahn e ka lancuar së bashku me kryeministrin Mustafa”, tha Apostolova.

Gjatë konferencës së sotme, ajo përmendi disa herë obligimin që ka Kosova në plotësim të dy detyrave, asaj për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e pa kompromis të korrupsionit.

Apostolova: Rezultatet varen nga Kuvendi dhe institucionet kosovare

“Tani varet nga Kuvendi dhe institucionet kosovare të sundimit të ligjit që të përmbushin edhe dy kushtet e mbetura, dhe pastaj që Bashkimi Evropian të vendos për këtë gjë. Janë bërë hapat e parë të dukshëm për të përmirësuar zhvillimet e adresimit të korrupsionit në nivele të larta dhe në hetimin e krimit të organizuar... Ne presim të ndihmojmë Kosovën më tepër në këtë aspekt, kur do të duhen të bëhen reforma substanciale në shërbimin civil, në organizmin e administratës publike”, ka thënë shefja e BE-së në Prishtinë.

Apostolova nënvizoi se Kosova ka arritur progres të mirë në luftimin e korrupsionit dhe ka përmirësuar luftën ndaj saj, që është parakusht për liberalizimin e vizave. “Por kjo nuk do të thotë që Kosova do të futet automatikisht në listën e zonës Shengen, ngase duhet përfunduar edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë shefja e BE-së në Prishtinë. Ajo tutje tha se Bashkimi Evropian nuk po e bënë këtë që t’i ndëshkojë kosovarët, por janë kushtet ato të cilat duhet të plotësohen.

“Nuk ka asgjë që po e diskriminon Kosovën nga vendet tjera të rajonit. Kosova është pajtuar me atë udhërrëfyes, pra varet nga politikanët”, ka thënë Apostolova duke u përgjigjur disa herë në pyetjet e gazetarëve se nëse me këto standarde BE po luan jo pastër me Kosovën.

Numri një i BE-së në Kosovë ka përmendur përkushtimin e evropianëve në raport me Kosovën, duke kujtuar shumat e mëdha buxhetore të dhëna për Kosovën, me çka paralajmëroi se edhe buxheti dhe ndihma do të zvogëlohen në vazhdimësi.

Ajo tha se Kosovës i duhet një zhvillim më i madh ekonomik, përfshirë edhe rritjen e cilësisë në arsim, etj.

Apostolova: Pak ndryshime pozitive në ekonomi

“Fatkeqësisht ne shohim pak ndryshim pozitiv në ekonomi dhe konkurueshmëri, situata fiskale është përmirësuar, por mbeten shqetësime për vendimet jo të qëndrueshme fiskale për përfitime, pastaj për veteranët e luftës... Kosova mbetet gjerësisht jo konkurruese në aspektin ndërkombëtarë dhe fatkeqësisht asnjë progres nuk është vërejtur në përmirësimin e cilësisë në arsim e cila është shtytësi kryesorë për konkurueshmëri dhe zhvillim afatgjatë’’, tha Apostolova. 

Apostolova: Vizat pasi të kryeni punë me demarkacionin dhe korrupsionin 

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliy Apostolova, pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën, tha se Kosova ka edhe dy obligime kryesore për të arritur tek çështja finale e liberalizimit të vizave.

Çështja e demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit janë dy çështjet që po i mbajnë pezull kosovarët nga lëvizja e lirë në Evropë. Të dy pikat, sipas Raportit, del se nuk u plotësuan ashtu siç pritej.

“Kosova ka arritur progres të mirë në luftimin e korrupsionit dhe ka përmirësuar luftën ndaj saj, që është parakusht për liberalizimin e vizave. Por kjo nuk do të thotë që Kosova do të futet automatikisht në listën e zonës Shengen, ngase duhet përfunduar edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Apostolova. Ajo tutje tha se Bashkimi Evropian nuk po e bënë këtë që t’i ndëshkojë kosovarët, por janë kushtet ato të cilat duhet të plotësohen.

“Nuk ka asgjë që po e diskriminon Kosovën nga vendet tjera të rajonit. Kosova është pajtuar me atë udhërrëfyes, pra varet nga politikanët”, ka thënë Apostolova.

Numri një i BE-së në Kosovë ka përmendur përkushtimin e evropianëve në raport me Kosovën, duke kujtuar shumat e mëdha buxhetore të dhëna për Kosovën, me çka paralajmëroi se edhe buxheti dhe ndihma do të zvogëlohen në vazhdimësi.

Apostolova tha se Kuvendi duhet të kthehet në normalitet, dhe duke përmendur Raportin tregoi se aty thuhet që në Kuvend duhet të kthehet debati politikë mes pozitës dhe opozitës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat