Kuçi: Neve na intereson politika amerikane, raportet shtetërore, jo personale

Aktuale

Kuçi: Neve na intereson politika amerikane, raportet shtetërore, jo personale

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 22:51
Hajredin Kuçi

Ish Ministri i Drejtësisë njëherësh zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ka thënë se zgjedhjet në SHBA nuk i interesojnë vetëm Kosovës por gjithë botës.

“Zgjedhjet në SHBA kanë ndikim global. Jam i bindur se edhe Moska, Kajro, Ankaraja janë duke e shikuar se kush do të jetë President”.

“Kosova e ka parasysh një thënie se nëse një aleat i juaj, më i madh i mundshëm bëhet çfarëdo ndryshimi që mund të ndodh atje, e ndien para tyre ose njëkohësisht me ta, por jo më vonë”.

Ai ka thënë se gara në SHBA nuk ka qenë fare e lehtë.

“Sido që të jetë ka qenë një garë e ashpër. Na ka mësuar se si zhvillohet demokracia dhe kemi mësuar se çka nuk duhet në demokraci”.

Kuçi, ka treguar arsyet se pse Kosova i shikon me aq kureshtje zgjedhjet në SHBA.

“Ne i kemi dy arsye. E para është politike pasi që Kosova i ka disa punë të pakryera, e ato punë duhet ta kemi fokusin e SHBA-së, është anëtarësimi në OKB, njohja nga pesë shtetet dhe përfundimi i dialogut që nuk mund të kryhet veçmas pa ndërhyrje diplomatike të SHBA-së”.

“Arsyeja e dytë është fokusi i njerëzve ndaj administratës së zonjës Clinton”.

Ai ka thënë se kushdo që fiton, Kosova nuk ka arsye që të ndihet e frikësuar, por nuk duhet që të humbet vëmendja.

“Neve na intereson politika amerikane, raportet shtetërore, jo personale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat